Prononcimi për mediat i ENDRIT BRAIMLLARI nga zyra e LSI Korçë

Përgjigja pozitive e strukturës së LSI së Korçës tregon edhe njëherë që LSI në Korçë është një ekip i jashtëzakonshëm që do të sjellë një fitore historike më 25 prill dhe bindja jonë thellohet dhe forcohet gjithmonë e më shumë nga të rinjtë dhe të rejat korçare.
A ka një orar se deri kur do të votohet?
Është njoftuar zyrtarisht nga LSI, nëpërmjet spotit, por edhe ne vetë kemi njoftuar nëpërmjet konferencave për shtyp, që votimi hapet në orën 9:00 dhe përfundon në orën 16:00. Por, është komisioni qendror pranë zyrave të LSI, që komunikon me komisionin lokal të zgjedhjeve, që më pas do të bëjnë hap pas hapi update-imin e situatës dhe për numrin e pjesëmarrësve. Ky organizim spektakolar i fortë i LSI i paraprin një fitoreje historike më 25 prill. Të jeni të bindur se zgjedhjet e 25 prillit do ti fitojë ajo forcë politike, e cila është tej mase e organizuar, është e fortë, ka përkrahjen e të rinjve e të rejave, por mbi të gjitha ajo forcë politike që ka një plan të qartë për të krijuar një mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat, për të krijuar shanse të barabarta, por mbi të gjitha për ta bërë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.