Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari sërish ka akuzuar nga Korça se ky qark po përballet me inekzistencën e institucioneve shtetërore. Sipas tij, ka presion me ndihmën ekonomike. ”Ky model i pështirë, aspak njerëzor dhe ligjor merr fund më 25 prill. Të gjithë do të ndëshkohen nga drejtësia për të bërë shembull këdo që abuzon me detyrën shtetërore. Drejtësia e popullit do të vendoset më 25 prill”,- shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Korça po përballet me inekzistencën e institucioneve shtetërore. Njerëz të paaftë, të papërgjegjshëm, arrogant sot janë në krye të institucioneve të cilat nuk janë në shërbim të qytetarëve por në interesin personal të një oligarku i cili po mban peng të ardhmen e të rinjëve korçarë. Emërime fiktive në institucione shtetërore dhe në bashki.

Presion me ndihmën ekonomike, me shërbimet që kanë për detyrë t’ia ofrojnë qytetarëve është modeli më i keq që po i ofron Rilindja Korçës. Ky model i pështirë, aspak njerëzor dhe ligjor merr fund më 25 prill. Të gjithë do të ndëshkohen nga drejtësia për të bërë shembull këdo që abuzon me detyrën shtetërore. Drejtësia e popullit do të vendoset më 25 prill.

Korça do çlirohet dhe do ti kthehet të rinjve dhe qytetarëve të ndershëm. Ky është misioni ynë. Të krijojmë mundësi punësimi, vende pune të mirëpaguar dhe shanse për të gjithë që ta bëjmë Korçën dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.