Nga Bujar Dhima, Zv/Kryetar i LSI Durrës

Dështim në Rindërtim. Qeveria prej letre e paaftë të zgjidhë problemin e banesave të dëmtuara.

Fati i 900 familjeve të Durrësit me ndërtesa DS4 mbetet i paqartë pasi autoritet nuk kanë vendosur ende nëse do të shemben apo mund të riparohet, duke e mbajtur pezull jetën e banorëve. Asnjë informacion apo shpjegim.

Vetëm heshtje.

Mungojnë akt-ekspertimet e thelluara për banesat DS4 dhe DS5. Ka ekspertime kontradiktore të Institutit të Ndërtimit dhe ekspertëve te tjerë, dhe kontestimet e banorëve shtohen dita ditës. Në një rast, aktet e ekspertimit të Institutit të Ndërtimit nuk evidentuan fenomenin e animit (inklinimit) të një godine 12 katëshe. Banorët thirrën një topograf privat, i cili përmes matjeve me lazer konstatoi se në drejtimin perëndim-lindje, pallati ishte anuar 20 centimetra dhe në drejtimin veri-jug ishte spostuar 15 centimetra nga aksi. Me spostimet dhe deformimet, rezulton mbi normat e lejuara me Eurokodet.
Në një rast tjetër, banorët i dërguan kërkesë Institutit të Ndërtimit, duke kërkuar vlerësim të thelluar të gjendjes së godinës, por që prej 9 muajsh banorët mbeten pa përgjigje.

Në një rast tjetër, në drejtimin veri-lindje godina ishte spostuar nga aksi me 41 centimetra. Prokuroria e nxori 52 centrimetra. Dhe ende asnjë zgjidhje. Vetëm heshtje. Në shumicën e rasteve akt-ekspertizat në fillesat e para kanë qenë DS1, më vonë janë kthyer në DS3 dhe më vonë DS4. E më pas heshtje dhe asnjë zgjidhje.

Qeveria ka dështuar tërësisht. Asnjë qeveri tjetër në botë nuk do ishte kaq e paaftë dhe e papërgjegjshme. Qeveri propagandistësh dhe jo profesionistësh.

Kryeministri në largim  e viziton Durrësin disa herë në javë për të kryer xhirimet e propagandës së tij elektorale dhe nuk interesohet aspak për familjet e Durrësit që janë të pastrehë, në çadra dhe kontenierë dhe nuk jep asnjë përgjigje se ku i çoi 1.15 miliardë Eurot që mori borxh për rindërtimin