• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Champions League ka përmbyllur ndeshjet e treta në grupe sërish me rezultate surpriza dhe tashmë edhe me një qartësim të situatave në renditje.

Grupi H është rihapur totalisht pasi dy favoritete PSG dhe Manchester United kanë humbur të dyja ndeshjet duke u dhuruar nga 3 pikë kundërshtarëve. Parizienët shpërdoruan avantazhin e shpejtë me Di Marian i cili humbi dhe penallti, por Leipzig përmbysi rezultatin 2-1 duke shtangur të besuarit e Tuchel.

Nga ana tjetër Manchester United krizën që po vuan në kampionat e ka çuar dhe në Champions League. ‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur në Stamboll nga Istanbul Basaksehir me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me Demba Ba dhe Visca, kurse Martial ngushtoi brenda pjesës së parë.

Nga ana tjetër në grupin G, Juventus me Ronaldon tregon se është i papërmbajtshëm. Edhe pse kundër një kundërshtari të lehtë, bardhezinjtë nuk e kanë falur Ferencvarosi me rezultatin 1-4. Çuditërisht Ronaldo nuk shënoi asnjë gol duke ia lënë vendin Moratës dhe Dybalas. Barcelona ka fituar 2-1 ndaj Dinamo Kiev por me vuajtje. Mjaftuan penalltia e Messi-it dhe goli i Pique që katalanasit të marrin pikët e plota.

Lazio ka marrë një pikë me vlera në St-Petersburg. Përballë rusëve të Zenit italianët patën një ndeshje të vështirë duke iu falur Caicedo-s që barazoi në të 82-tën. Madje Zenit shënoi në fund të ndeshjes por arbitri e cilësoi ”offside” pasi asistuesi ishte pozicion jashtë loje.

Ndërkaq në grupin E Chelsea dhe Sevilla kanë konfirmuar se do të luftojnë tashmë kush do të jetë në vendin e parë. Londinezët e kishin mjaft të lehtë ndaj Rennes pasi Werner shënoi dy herë në pjesë e parë me penallti kurse francezët ngelën me 10 lojtarë. Të tretin e vulosi Tammy Abraham.

Sevilla nga ana tjetër ka bërë një përmbysje spektakolare. Krasnodar kaloi në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë kurse Rakitic ngushtoi diferencat. Në fund të pjesës së parë Jesus Navas la spanjollët me 10 lojtarë, por kjo nuk i ndaloi kolegët e tij që të shënojnë dy herë në pjesën e dytë me Youssef En-Nesyri që të marrin 3 pikët.