SHBA-ja regjistroi 175 mijë raste të reja me COVID dhe 1,113 viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, numri total i të infektuarve u rrit në 14.7 milionë derisa 282 mijë persona ndërruan jetë që nga shpërthimi i pandemisë.

SHBA-ja është zona më e goditur në botë nga koronavirusi, pasuar me Indinë dhe Brazilin.

Rastet ditore të cilat po raportohen në vend janë dukshëm më të larta se gjatë stinës së pranverës, ku mbizotëronte vala e parë pandemike.

Ekspertët deklarojnë se menaxhimi i pandemisë mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive kundër virusit vdekjeprurës.

Deri më tani dy kompani në SHBA kanë aplikuar tek rregullatori shëndetësor për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës.

Bëhet fjalë për firmën Moderna dhe Pfizer, dy kompani të ndryshme që zhvilluan vaksinën ekperimentale kundër coronavirusit.

Ndërkohë, Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miratoi për përdorim emergjent vaksinën e Pfizer.