Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me qytetarët e Pogradecit ka reaguar ndaj deklaratave të Sandër Lleshajt, duke u shprehur se tashmë në polici ka trafikantë që janë dënuar jahstë vendit dhe jo më policë, që japin jetën për vendin.

“Mirë se ju gjeta dhe faleminderit Gentit, Marjetës dhe të gjithë ekipit të LSI-së në Pogradec për këtë mikpritje me thënë të drejtën shumë të ngrohtë, edhe pse jemi jashtë, që ne që vijmë nga Tirana na duket ftohtë në fakt, por ky ajri i freskët na ka freskuar dhe ringjallur me një optimizëm shumë të mirë dhe tani e kuptoj pse pogradecarët rrojnë shumë, për shkak të ajrit, për shkak të liqenit dhe neve më shumë na mbyt smogu i Tiranës. Në fakt dëgjova edhe doktorin, por edhe Endritin, para se të vinim këtu ishim me disa gra në Hudenisht ku po bisedonim dhe në të gjithë Shqipërinë kudo ku shkon, kudo ku ndalon, edhe në një kafene të humbur buzë rrugës, është i njëjti problem: më kanë ikur fëmijët. Më ka ikur djali, më ka ikur vajza, më ka ngelur shtëpia bosh. Kur futesh më thellë, është si puna e atij zotërisë që tha Endriti, më kanë ngelur prodhimet pa shitur. Dikush që i shet nën kosto thotë lirova magazinën, dikush thotë do të më kushtonte më shtrenjtë që të ishin të kalbura dhe t’i hidhja në kanal, sepse do paguaja transport. Dikush tjetër thotë më mirë t’i pres pemët dhe t’i bëj dru për zjarr, sesa t’i bëj fëmijët dembelë e kështu me radhë.

Çdo ditë kudo që të shkosh takon vetëm njerëz, të cilët jo vetëm që janë të mërzitur, të nevrikosur, por mbi të gjitha po plasin nga një urrejtje e tmerrshme që kanë brenda vetes së tyre. Dhe ku i pyet çfarë ndodh, të gjithë bërtasin. Për të rritur fëmijët tha një zonjë atje kisha disa peshq dhe më kërkuan legalizimin tha. Unë jam me fëmijë të sëmurë tha, burri më ka vdekur, një fëmijë tjetër e kam emigrant, nuk ma legalizojnë tha, sepse duan që t’i shkosh nga mbrapa, edhe pse kanë thënë që do t’i bëjmë legalizimet falas. Dikur tjetër thuhet nuk vijmë dot në takim se na heqin nga puna. Diku tjetër dëgjon një që thotë jam i sëmurë, e dëgjojmë ministren që thotë ty do të të shërojmë, kurse ty nuk do të të shërojmë. Dëgjojmë në televizor Ministrin e Brendshëm që tallet me policët, edhe pse është ministri i policëve, e ndërkohë shikojmë absurditete të tjera më të mëdha nga mëngjesi deri në darkë, të një kryeministri në ikje, që tallet me shqiptarët.

Në fakt do kthehem vetëm pak për Ministrin e Brendshëm, që tallet me policët, sepse në Ministrinë e Brendshme nuk ka më policë që janë të gatshëm të japin jetën për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur qytetarët. Në polici ka trafikantë, të cilët janë të dënuar jashtë Shqipërisë, të cilët janë ata që kontrollojnë patrullat e policisë. Ne heqim Kryetarin e Bashkisë Valdrin Pjetrin si trafikant nga Shkodra, ndërkohë vëllain e Valdrinit e kemi në SHKB, që qëllon, godet dhe përzë patrullat e policisë, kur kërkojnë për të parë se çfarë ndodh. Prandaj është kjo urrejtje e Ministrisë së Brendshme për Policinë e Shtetit. Prandaj e quajnë turp të veshësh uniformën e dalë boje të një polici, i cili është i gatshëm për një rrogë të papaguar për punën që bën,  të lëri edhe fëmijët e tij jetim. Dhe në fakt sot duhet të jesh trafikant, duhet të jesh kriminel, duhet të jesh oligark, që të kesh përkëdheljen e qeverisë së Edi Ramës.

Po të vish në Pogradec dhe të futesh në takime me banorët e qytetit apo edhe me banorët e komunave, me fermerët, t’u flasësh për kodin zgjedhor nuk i bën përshtypje fare. Sepse kodi zgjedhor nuk është se i krijon vende pune. Kodi zgjedhor nuk i shet prodhimet e tyre. Kodi zgjedhor nuk i krijon mundësinë që fëmijët e tyre të kthehen nga emigracioni në shtëpitë e tyre. Kodi zgjedhor nuk i krijon as jetë më të mirë për momentin, por nuk i krijon as mundësi ushqimi për fëmijët e tyre. Nuk i jep as ilaçe për të sëmurët, nuk u jep as shërbim mjekësor më të mirë. Nuk u jep as shërbim shëndetësor më të mirë. Këtë të thonë. Por në fakt kodi zgjedhor është elementi i parë që tregon demokracinë e një vendi dhe kur demokracia e një vendi cenohet, fillon me një proces zgjedhor.

Më keni dëgjuar që them që kodi i ri zgjedhor i jep opozitës 100 mandate. Është e vërtetë. Në qarkun e Korçës, pra bashkia Pogradec, Devoll, Maliq, Korçë dhe Ersekë, ne si LSI kemi marrë 19 mijë e 600 vota. Me kodin që ka miratuar Edi Rama sot ne do të kishim 2 deputetë në Parlament. Me kodin e vjetër LSI-ja ka pasur vetëm një deputet në Parlament. Pse? Sepse kodi i vjetër i krijon mundësinë për të hyrë në Parlament partive të reja. I krijon mundësinë për të hyrë në Parlament kandidatëve të rinj, edhe nëse janë si individë. Ndërsa kodi i ri nuk i krijon asnjë lloj mundësie partive të reja, por përkundrazi i eliminon ato. Ndërsa LSI-së i jep prioritet për ta shumëfishuar rezultatin me vende në Parlament, ndërkohë që aftësitë dhe mundësitë për të rritur më shumë numrin janë jashtëzakonisht më të mëdha.

Dëgjoja dje Kryeministrin që thoshte Luli, Mona Meta, sikur ka një hall shumë të madh dhe merak shumë të madh me ne. Në fakt deri më sot, frika e Edi Ramës ka qenë Meta dhe Monika. Akoma nuk ka parë frikërat e tjera që do t’i vijnë më pas. Tani është shtuar frika e Venecias, më pas do t’i shtohet frika e inceneratorëve, pastaj do t’i shtohet frika e arsimit e mësuesve, e studentëve, e pedagogëve nëpër universitete, që ju mbylli universitetet me një mbyllje thjesht online, kur ndërkohë për të bërë tenderat e tij sekret, për të dhënë koncesionet, për të bërë parashikimin e buxheteve të koncesioneve, përgatitet me muaj të tërë, ndërsa për t’i njoftuar studentët shqiptarë, të cilët kanë marrë shtëpi me qera, kanë paguar konviktet, kanë marrë para borxh familjet e tyre për t’i sjellë në universitete, i thotë, sot për nesër. Do t’i shtohet frika e të rinjve dhe të rejave, do ti shtohet edhe frika e SPAK të tij. Do ti shtohet frika e koncesioneve, do t’i shtohet frika e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që po ikin sot nga mali sepse nuk kanë mundësi për të jetuar në Shqipëri dhe nuk mund të ikin dot si njerëz normalë qoftë edhe për të punuar 2 ose 3 muaj. Pra frikërat e tij do të vijnë duke u shtuar çdo ditë. Çdo frikë për Edi Ramën, nuk do të thotë që është vota për LSI apo për opozitën.

Çdo frikë për Edi Ramën në fakt duhet të bëhet përgjegjësi për të gjithë ne. Sepse ne sot duhet të jemi më të përgjegjshëm se asnjëherë tjetër për të strukturuar jo vetëm LSI por çdo qytetar, çdo banor, çdo të ri dhe të re që në 25 prill të shkojnë dhe të votojnë kundër Rilindjes dhe Edi Ramës. Kundër këtij njeriu që ka krijuar fenomenin e kapjes së shtetit, ka krijuar fenomenin e kapjes së te ardhmes së të rinjve dhe të rejave dhe të fëmijëve të shqiptarëve prandaj 25 prilli ka rëndësi të veçantë në historinë e Shqipërisë sepse do të jetë data që do të mbyll njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik dhe kriminal që është instaluar në Shqipëri në këto 30 vjet. Vota e qytetarëve do të jetë votë referendumi. Por jo vetëm votë politike, do të jetë votë vizioni, do të jetë votë për planet që kemi ne për të ardhmen për ta zhvilluar Shqipërinë, për të zhvilluar Pogradecin sepse ky qytet që është një qytet i jashtëzakonshëm i cili për shkak të klimës, për shkak të pozicionit gjeografik, për shkak të gjithë vendosjes së infrastrukturës së tij, është një qytet i cili jo duhet të kishte punësim shumë të lartë, por duhet të kishte njerëz të tjerë që vinin nga qytete të tjera për të punuar dhe për të krijuar ekonomi shumë të mirë. Nuk është zgjidhja, kur diskutoja me zonjat nuk është zgjidhja ndihma ekonomike. Të presësh sot për të marrë 50 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike do të thotë që ke marrë fund si sistem dhe si shtet. Nuk mund të jetojë një familje shqiptare nën tundimin e një nëpunësi bashkie që i kërcënon me ndihmën ekonomike. Nuk mund të jetojë dot një familje shqiptare nën dhunën psikologjike të një militanti partiak dhe aq më shumë nën dhunën psikologjike të një injoranti.

Prandaj ajo që ne kërkojmë sot është jo vetëm ristrukturimin total të strukturave tona sepse sot ne kemi takim të zgjeruar të strukturave dhe shumë shpejt kemi lënë për të bërë takimin me të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Pogradecit sepse ajo që është një nga gjërat më të rëndësishme që ka LSI-ja dhe më energjik janë të rinjtë dhe të rejat por nga ana tjetër dhe planin tonë të punës me një vizion të qartë për zhvillimin e Pogradecit, e ekonomisë së Pogradecit, e bujqësisë së Pogradecit dhe për zhvillimin e të gjithë gjërave që janë shumë të domosdoshme dhe të rëndësishme për funksionimin e jetës dhe të familjes në qytetin e Pogradecit. Ne kemi një mision, misioni ynë është shumë i qartë dhe shumë i thjeshtë, ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve. Ti kthejmë fëmijët tanë në Shqipëri, të jetojnë në Shqipëri sepse duke jetuar këtu do ta rindërtojmë Shqipërinë. Do ta rindërtojmë Shqipërinë jo me Monikën por me mendjen e ndritur të fëmijëve të shqiptarëve të cilët janë shkolluar, edukuar, kanë punuar, kanë ndërtuar jetën e tyre profesionale dhe janë të gatshëm sot për tu kthyer në Shqipëri dhe për të kontribuar. Sot një nga pikat tona më të rëndësishme të jetës është familja, dhe hoxha që këndon po na jep uratën e vet për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen. Nuk ka shteti qëndresë, nuk ka kombi mbijetesë po nuk patëm një familje të fortë. Një familje e fortë ngrihet mbi bazat e një ekonomie të fortë, arsimi të fortë dhe një shëndeti të fortë. Sot në këtë situatë që gjendemi përballë pandemisë, për të cilën kemi një manaxhim të themi jo defiçent mund ta thoja, por le të më korrigjojë doktori nëse e gjej gabim sepse në ambient të jashtëm duhet të rrimë me maska dhe në ambiente si kafene duhet të rrimë pa maska. Ndërkohë që mjaftojnë numrat që sa filluam përdorimin e maskave u shtua numri i të sëmurëve me Covid. Por nuk është kjo. Cila është prezenca e shtetit në familjen e çdo qytetari? Kemi një deklaratë budallaqe nga ministria e shëndetësisë që thotë do e bëjmë tek a çift kush do të hy në spital dhe kush do të shërohet. E pra, si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu që kërkon të drejtoj shtetin me anë të rrjeteve sociale? Si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu i cili nuk e kupton dot dhe nuk jeton dot me problematikat e qytetarëve të tij? Dhe si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu që s’ka ditur të menaxhojë jetën e tij ndonjëherë po gjithmonë është menaxhuar nga grupet e interesit, nga trafikantët, nga kriminelët dhe është marr peng prej tyre. Nuk dua të zgjatem shumë sepse duam të japim edhe disa karta anëtarësie.

Le të jetë ky proces i fillimit të të gjithë të rinjve dhe të rejave dhe më pas do ta vazhdojmë më tutje sepse ne do të vazhdojmë sot takime të tjera në Korçë. Nesër do të jemi në Devoll, Maliq, e kështu me radhë. Pra, të gjithë këtë weekend të gjatë dhe të shkurtër ne do ta kalojmë në qarkun e Korçës ku do të takohemi me të gjitha strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim që janë shtuar, janë zgjeruar me të rinj dhe të reja, me gra sepse mendoj që kjo është një nga gjërat më të rëndësishme dhe një nga pikat më të forta që ka LSI, fuqizimin e rinisë dhe fuqizimin e gruas në strukturat e partisë. Dhe pika jonë më e fortë është jo vetëm të qenurit bashkë, por pika jonë më e fortë është të të qenurit të vërtetë. Që themi të vërtetën, i qëndrojmë të vërtetës dhe i shkojmë të vërtetës deri në fund. Deri më 25 prill do të dëgjojmë shumë të vërteta. Do të kemi shumë të vërteta të tjera që do t’iua themi hap pas hapi në mënyrë të tillë që haku të shkojë te i zoti dhe secili nga ne të punojë për të çuar qytetarët, miqtë, shokët, ku i kemi, ku si kemi, në kutinë e votimit për të votuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të votuar për çdo njeri që ata mendojnë se i përfaqëson dhe është i denjë. Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja dhe bekoftë shqiptarët kudo që janë.” – u shpreh Kryetarja e LSI-së.