Dështon aventura! Alpinistja shqiptare thyen këmbën në Malin e Tomorrit, pritet ndërhyrja e helikopterit
20:18 | 19 Janar 2020
Një alpinist ka mbetur i plagosur sot në Malin e Tomorrit, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe për pasojë ka thyerë këmbën. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshqitur në një zonë të thepisur.



