Digjet një kabull elektrik në shkollën Nr.3 9-vjeçare në Laç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe nxënësit janë nxjerrë menjeherë jashtë.

Sakaq, bëhet me dije se djegia ka ardhur si pasojë e një defekti në sistemin elektrik.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.