Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot këngëtaren Vaçe Zela, në përvjetorin e saj të lindjes.
Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shkruan: “Sot është ditëlindja e mbretëreshës së përjetshme të këngës shqiptare, Vaçe Zela, Nderi i Kombit. Vepra dhe trashëgimia e saj e pasur flet më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndaj dëshiroj t’i përshëndes të gjithë shqiptarët me një nga perlat e saj! I përjetshëm kujtimi i kësaj koloseje të këngës dhe kulturës shqiptare! 🇦🇱 🎼”.

Presidenti ka publikuar dhe një nga interpretimet muzikore më të njohura dhe më të dashura për publikun të Vaçe Zelës, këngën “Po ku ka si ty o Shqipëria ime”.