Mijëra metra nën Alpet Zviceriane, një hekurudhë e re me shpejtësi të lartë është afër përfundimit.

Pjesë e hekurudhës është tuneli më i gjatë hekurudhor në botë, Gotthard Base me gjatësi 57 kilometra. Gjithçka në lidhje me këtë projekt 11.3 miliardë dollarësh është në një shkallë të madhe.

Në pikën e tyre më të thellë, tunelet binjake të GBT janë rreth 1.4 kilometra nën majat alpine.

Më shumë se 2.500 njerëz punuan në ndërtimin e saj duke larguar më shumë se 30 milionë tonë granit para se të shtronin 400 kilometra shina çeliku dhe të instalonin mijëra kilometra kabllo për sistemet e energjisë, sinjalizimit dhe komunikimit.

Gërmimet e dy tuneleve 57 kilometra u përfunduan në vitin 2011 ndërsa tuneli është shumë pranë përurimit.