Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka treguar se dy përfaqësues të dy fabrikave të mëdha të qumështit në Shqipëri dhe Kosovë, nënshkruajnë “Mini-Schengen” shqiptar të qumështit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas Panaritit, kjo marrëveshje ka ardhur si nevojë për të mos u fundosur dhe kapitulluar nga qumështi “loë cost” sllav që furnizon “pa fre” tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë, teksa u ka uruar fat të dy biznesmenëve.

POSTIMI:

Këtu fillon “Minishengen”!…………………………… Në fillim të këtij viti pa ceremoni, pa salltanete dhe jashtë vëmendjes se qeverive përkatëse, dy përfaqësues të dy fabrikave të mëdha të qumështit në Shqipëri dhe Kosovë, nënshkruajnë “Mini-Schengen” shqiptar të qumështit midis Shqipërisë dhe Kosovës për të mos u fundosur dhe kapitulluar nga qumështi “loë cost” sllav që furnizon “pa fre” tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe që po gjunjëzon blegtorinë në të dy anët e kufirit. Urime të përzemërta bizneseve sivëllezër, sepse vetëm kjo është rruga e mbijetesës dhe e zhvillimit, pa kapardisje dhe fodullëk “gjeopolitik”. Shembull për tu ndjekur nga bizneset e tjera bujqësore dhe të ushqimit të dy shteteve shqiptare..