Nga Ylli Dylgjeri

Policia nuk drejtohet me bullizëm zoti Lleshi

Debat i rëndë e fyes sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Ofendimi i përsëritur nga Ministri Lleshi “Polic ke qënë dhe polic ke mbetur” ndaj deputetit Murrizi nuk lokalizohej vetëm ndaj Tij. Përmasat e këtij ofendimi shkonin përtej bullizmit. Shkonin në ekstrem, shkonin deri në racizëm ndaj figurës dhe personalitetit të policit
Edhe nëse deputeti Murrizi ka punuar dikur polic apo ka shërbyer në një sektor te policisë kurrësesi nuk perfaqëson policin dhe figurën e nderuar të Tij.
Ky shfrim i Ministrit të Brëndshëm në aulën e Kuvendit ishte më shumë se i shëmtuar. Ishte zhgënjim.
Kur Titullari i një prej institucioneve më sensitive të vendit siç është rendi, përdor gjuhën e urrejtjes, mesazhin përbaltues ndaj vartësve të tij, këtu nuk ka vend më për komente.
Ministri Lleshi sot duhet të japë dorëheqjen vetëm për bullizmin ekstrem që manifestoi ndaj policisë, me tonet dhe ngjyresat që manifestoi.
Sot ra drejtimi, autoriteti dhe personaliteti i Ministrit të Brendshëm. Sot u dhunua polici.