Dy shqiptarë nga Kosova dyshon të jenë autorë të ekzekutimit të 27 vjeçarit shqiptar me origjinë nga Tropoja, Grineo Daka, një një club të Londrës më 7 korrik të vitit 2019.

Policia është vënë në kërkim të Jeton Krasniqit 26 vjeç dhe Mirsad Brahimit 33 vjeç.

Të dy jetonin në veri të Londrës, kur Grineo u vra.

Krasniqi ka lindur në Kosovë dhe ka lidhje me Hertfordshire, kurse Brahimi është i njohur në Londrën qendrore dhe perëndimore.

Policia ka vënë në dispozicion një  shpërblim prej 20,000 £ për dhënien e informacionit  rreth vendodhjes së dy të rinjve.

Detektivi Mark Wrigley, i cili drejton edhe hetimin, tha se kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit në mënyrë që autorët e vrasjes së 27-vjeçarit Daka të dalin para drejtësisë.

“Ndërsa ky hetim ka bërë përparim të rëndësishëm dhe një person është në pritje të gjyqit për vrasjen, unë jam ende i interesuar të flas me dy personat e treguar në këto imazhe. Ne e kuptojmë që Grineo kishte shkuar në klubin snooker, ku ai u përfshi në një grindje me të tjerët dhe një numër i shtënash ndodhën dhe si rezultat ai humbi jetën, të tjerë u plagosën gjithashtu. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë në gjetjen e atyre që janë përgjegjës para drejtësisë. Kushdo që sheh ndonjërin nga të dy burrat nuk duhet t’i afrohet atyre, por përkundrazi duhet të telefonojë menjëherë.”

Grineo Daka ishte fëmija i vetëm i familjes Daka, të cilët jetonin prej vitesh në Londër.