Qyteti meksikan i Cancúnit, i njohur si një pikë e nxehtë për pushuesit, do të ofrojë shërbime falas për turistët, në një përpjekje për të rifilluar industrinë e turizmit pas pandemisë koronavirusit.

Me qeverinë meksikane që planifikon të rihapë turizmin nga 8 qershori, nisma e re do të nisë më 15 qershor për të tërhequr turistët përsëri në qytet.

Skema private, e cila përfshin mbi 200 biznese, do të ofrojë hotele dhe ushqime falas, golf, hyrje në parqe dhe makina me qira.

Hotelet e përfshira do të ofrojnë dy netë falas, një qëndrim falas për dy fëmijë, kur dy të rritur rezervojnë.

Ekzistojnë gjithashtu shpresa për të patur një skemë të ngjashme për makinat me qira, ku turistët për dy ditë nuk do të paguajnë asgjë.

Përveç Cancún, Puerto Morelos dhe Tulum, si dhe ishulli i Karaibeve Isla Mujeres, pritet të ofrojnë një marrëveshje të ngjashme.

Roberto Cintron, Presidenti i Shoqatës së Hoteleve Cancún, Puerto Morelos dhe Isla Mujeres, tha:

Ne jemi shumë të lumtur dhe mbi të gjitha, të përkushtuar për shkak të pjesëmarrjes së madhe në këtë fushatë të shoqatave të hoteleve të ndryshme shtetërore, si dhe industrisë turistike në përgjithësi.