Një 65-vjeçare ka ndërruar jetë në rrugën Fushë Krujë-Thumanë pasi u përplas nga një mjet tip furgon që drejtohej nga një i ri.

Sipas policisë, viktime ka mbetur shtetasja me iniciale S.B., ndërsa shoferi me iniciale I.M., është shoqëruar nga policia.