Një 63-vjeçar shqiptar është aksidentuar në Itali teksa po ecte në këmbë në një rrugë pa ndriçim.

 

Aksidenti ishte fatal dhe 63-vjeçari ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është aksidentuar nga një makinë e tipit “Mercedes”.

Hetimet e para kanë zbardhur se trupi i shqiptarit është tërhequr zvarrë disa metra nga automjeti dhe goditja ka qenë shumë e fortë.

Drejtuesi i automjetit në gjendje shoku është shoqëruar nga policia në spital dhe më pas do të bëhen verifikimet e ngjarjes.