E rëndë në Shkodër, vritet me armë zjarri një 43-vjeçar në Dajç
12:49 | 28 Nëntor 2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë fshatin Mushan të njësisë Dajç.
Një 43-vjeçar ka mbetur i vrarë, por nuk dihen ende motivet dhe identiteti i autorit.
Viktima Ridvan Ramazani ka qenë me makinën e tij “BMW” X5 kur është qëlluar.