E rëndë në Tiranë, 25-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në banesë nga i vëllai
13:31 | 30 Nëntor 2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 25-vjeçar ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Bëhet me dije se në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru, është gjetur nga vëllai i tij, i vetëvarur në banesë shtetasi A.M., 25 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Sakaq, nuk dihet ende se çfarë e ka çuar të riun në një akt të tillë ekstrem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.