Humbja në shtëpi kundër Juventus në Ligën e Kampionëve konfirmoi krizën e Barcelonës në këtë sezon. Nisja zhgënjyese në La Liga dhe disfata e fundit në grupin e Champions ka detyruar skuadrën katalunjase dhe trajnerin Ronald Koeman të përballen me një “stuhi” kritikash.

1607429789 493951 1607429875 Noticia Normal

Por për momentin tekniku holandez e ka të sigurtë pankinën. Zërat për një shkarkim të mundshëm të tij janë hedhur poshtë nga klubi. Me anë të një deklarate për mediat, presidenti i përkohshëm Tusquets ka bërë të ditur se “Koeman do të vazhdojë punën me Barcelonën”. Gjithesi, trajneri nuk mund të jetë i qetë nëse nuk arrin të përmbysë ecurinë zhgënjyese të skuadrës së tij në ndeshjet e mbetura të këtij viti.