Futbolli portugez zyrtarizon kthimin në fushë për të mbyllur sezonin e ndërprerë pas alarmit të Coronavirus. Kampionati luzitan do të rinisë më 3 qershor, pasi qeveria në vend miratoi planin dhe protokollin e hartuar nga Federata.

I ndërprerë më 12 mars, kampionati portugez do të rinisë pa tifozë dhe duke respektuar masat e reja anti-Covid. Sipas Federatës, sezoni do të mbyllet më 21 korrik, duke i dhënë mundësi skuadrave që të përgatiten sa më mirë për kampionatin e ardhshëm.