Anthony Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se pesë veprime do të ndihmonin në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

1.Përdorimi i maskave
2.Shmangia e turmave
3. Distancimi fizik të paktën deri në një metër
4.Larja e shpeshtë e duarve
5.Shmangia e bareve dhe e vendeve të mbyllura

Fauci tha se në SHBA, situata më kritike mbetet në disa shtete, kryesisht Florida e Arizona, që po përjetojnë një rritje të frikshme të shifrave të të prekurve.

“Por nëse nuk arrijmë të respektojmë këto pesë rregulla bazë, do të shohim përkeqësim të situatës në javët në vijim edhe në ato shtete që kanë arritur ta kenë nën kontroll koronavirusin”.