Kristian Breshanaj është viktima që u vra pak pas mesnatën e së shtunës rreth orës 00:30 në qytetin e Vlorës.

Ai u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në lagjen e quajtur ‘Uji i Ftohtë’, ku mori 5 plumba në trup.

Mësohet se babai i tij punon si mjek në spitalin rajonal të Vlorës, mjek respirator prej vitesh në këtë spital.

Ndërkohë makina e autorëve, automjet i llojit BMW me targa greke u gjet e shkrumbuar nga flakët në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.