Për shkak të përhapjes së pandemisë, njerëzimi ka njohur përdorimin masiv të maskave. Përdorimi i tyre në këtë masë kaq të gjerë të popullatës mund të shkaktojë pasoja negative për ambientin.

Referuar një studimi të shërbimit shëndetësor belg, maskat kirurgjikale që po përdoren gjerësisht në çdo cep të botës i duhen rreth 450 vitë për t’u dekompozuar. Një periudhë kjo mjaft e gjatë për një sasi të madhe maskash që rrezikon të ndotë edhe më shumë oqeanet e planetit.

Kjo sasi e maskave i shtohet rreth 8 milionë tonelatave që përfundojnë në det çdo ditë dhe që po asfikson gjallesat e detit dh enë mënyrë indirekte mund të përfundojë në tavolinat tona.