Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka folur për ndarjen e re administrative në 4 rajone duke thënë se ka shkelje të Kushtetutës në mënyrë flagrante.
Në intervistën për Fax News, Xhixho u shpreh se ky ligj i marrë nga Këshilli i Ministrave cënon disa nga vendimet e pushtetit vendor ndërsa ngriti pyetjet se në çfarë bazash u bë kjo ndarje.
“Do ta nisim me seancën plenare të 30 korrikut, ajo që duket se ka lënë ndryshime, qofshin këto në Kushtetutë, por edhe në një pikë tjetër të rëndësishme sa i përket pushtetit vendor. Ka qenë pikërisht miratimi i ligjit “Për ndryshimet për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, që ka kaluar me jo pak polemika, sa i përket reagimit të opozitës së bashkuar. Çfarë ndryshimesh do të sjellë miratimi i këtij ligji?

Së pari, nëse flasim parimisht ky ligj cenon disa nga parimet e pushtetit vendor. Kemi parasysh që tashmë Shqipëria pas shumë vitesh, duke qenë pjesë edhe e Këshillit të Europës, e Kartës Europiane të Autononomisë Vendore, që funksionon mbi bazën e parimit të decentralizimit, çka do të thotë që pushteti qendror është i pavarur nga pushteti vendor, i cili ka funksionimin e tij, rregullat e tij të qeverisjes, mënyrën si zgjidhet e të tjera me radhë. Dy parimet bazë mbi të cilat funksionon pushteti vendor janë parimi i autonomisë vendore dhe i subsidiaritetit, të cilat ky ligj i cenon në mënyrë flagrante. Së pari, parimin e autonomisë vendore, ku nga decentralizimi, i cili është parim që funksionon momentalisht, e çon në centralizim, me krijimin e një Komiteti Kombëtar, i cili do të drejtohet nga Zv. Kryeministri, i cili do të menaxhojë të gjithë politikat zhvillimore rajonale. Në nenin 4 përcaktohet që Shqipëria do të ndahet në 4 rajone dhe kufijtë do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Çfarë thotë Kushtetuta përkatësisht, se si ndodh bashkëpunimi midis bashkive të caktuara me njëra tjetrën, për interesat e tyre të përbashkëta. Pikërisht në nenin 109, pika 4, kemi parasysh që Kushtetuta sanksionon mjaft qartë, që vetë të drejtën e kanë bashkitë për të vëndosur në bashkëpunimin e tyre midis njëra tjetrës. Ndërkohë që në ligj do të përcaktohen edhe kufijtë e këtyre 4 rajoneve. Pastaj pikëpyetja është pse 4 rajone? Mbi bazën e cilit studim është bërë kjo ndarje në 4 rajone të Shqipërisë dhe pse duhet ta vendosë Këshilli i Ministrave këtë ndarje? Pastaj të vijojmë me nenin 8, pika 1 dhe 2, ku thuhet qartë që politikat zhvillimore do të bëhen nga Komiteti Kombëtar, ky do t’i hartojë me propozim të Zv. Kryeministrit dhe do të miratohen më pas me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra këmi një shkelje të Kushtetutës në mënyrë flagrante, gjithashtu dhe të ligjit Per qeverisjen vendore, i cili thotë mjaft qartë që bashkëpunimi midis bashkive vjen në mënyrë të natyrshme dhe është në të drejtën e tyre, dhe jo me detyrim, siç e përcakton ligji, ku me detyrim do të kemi një Shqipëri të ndarë në 4 rajone, me një ndarje të detyrueshme, e cila çfarë bën? Bën centralizimin e pushtetit vendor në duart e qeverisjes qendrore, një kontroll të pushtetit vendor qoftë në financim, qoftë në administrim, qoftë në autonomi e të gjitha me radhë.

*Znj Xhixho, për çështjen e centralizimit të pushtetit në duart e pushtetit qëndror të qeverisë, pse do duhej ta ndërrmerte mazhoranca një hap të tillë duke pasur parasysh të 61 e bashkitë janë në duart e qeverisë. Pra ne e dimë që PS i ka marrë të gjitha bashkitë e vendit. Për çfarë do duhej ky ligj?*

Kjo është një pyetje shumë me vend dhe unë këtë pyetje ia shtrova dhe vetes kur po analizoja ligjin, duke pasur dhe një eksperiencë në qeverisjen vendore, në Këshillin Bashkiak të Trianës në dy mandate, besoj që qëllimi i kësaj mazhorance është padyshim uzurpimi i çdo lloj mjeti financiar. Kemi parasysh që fondi shqiptar i zhvillimit do të jetë gjithashtu një secretariat pranë komitetit kombëtar I cili do të përcaktojë edhe mënyrës sesi do të alokohen fondet për projekte të ndryshme të bashkive. Pra tregon që gjithë filozofia e kësaj mazhorance per të uzurpuar nuk ka kufij.
Dhe ky ligj është demonstrimi më i qartë i saj. Kemi parasysh dhe qarkun në këtë problematikë. Në qoftë se kemi parasysh kushtetutën, neni 110/2 përcakton se çfarë është qarku. Pra autoriteti që këoordinon qeverisjen qendrore me vendoren është pikërisht qarku. Në politkikat rajonale, në ndërtimin e zbatimin e tyre dhe ku hamornizohen me politikat qendrore. Humbet ky koncept me ketë ligj. Pra gjithë politikat e financimit, gjithë politikat zhvillimore, nuk do të bëhen më nga bashkitë përkatëse por do të bëhen nga Komiteti Kombetar me fondin shqiptar të zhvillimit dhe nën drejtimin e zv.Kryeministrit. pra burokraci mbi burokraci që i shtohen shtetit shqiptar ndërkohë që gjithë filozofia e pushtetit vendor, është që shërbimet shkojnë pranë qytetarit prandaj u bë dhe ligji i ndarjes së re administrativo-territoriale në 2015 pra që nga 304 njësi administrative i reduktuan në 61 pikërisht që të kishim një eficiencë shumë më të madhe të investimeve publike dhe të shërbimeve ndaj qytetarëve.

*E gjitha bëhet për qëllime ekonomike?*
Ekonomike politike e të gjitha me radhë. Pra është një kontroll ku pushteti qëndror do të uzurpojë kompetencat e pushtetit lokal dhe kjo është mjaft e dukshme. Duke cënuar qoftë parimin e autonomisë, parime themelore, të funksionimit të qeverisjes vendore.
Pra imagjinoni një Kryetar Bashkie që do të duhet të bëhet pjesë e bordeve, që atje të paraqesë projektet e tij, mund ti refuzohen ose jo. Pse duhet të ndodhë kjo kur një Kryetar Bashkie mund të aplikojë pranë delegacionit të BE dhe kam parasysh dhe një qasje kur kam punuar si zv.ministre e integrimit europian para katër vjetësh, pasi delegacioni dhe BE filloj te fus nje qasje që gjithë fondet e tyre ti conin pranë qytetarëve, për të fuqizuar pushtetin lokal si një instrument shumë afër nevojave të qytetarëve. Lindin shumë pikëpytje edhe për qëllimin e këtij ligji duke pasur edhe qasjen e fondeve që do të vijnë nga Bashikimi Europian që gjithmonë e më shumë duan të fuqizojnë pushtetin vendor.

*Po tani detyra e kryebashkiakëve cila do të jetë me këto ndryshime?*
Ata do të bëhen pjesë e këtij komiteti, e këtyre bordeve, këtyre agjensive dhe do të kenë një vendimmarrje te perbashket . Pra ata detyrohen në një farë mënyre të bëhen pjesë e një bashkimi në 4 rajone dhe të kenë një vendimmarje të përbashkët. Pra jo të ardhur natyrshëm midis tyre. Bashki të tjera mund të krijojnë bashkpunime të ndryshme me njëri tjetrin, por kjo bëhet e detyrueshme nën udhheqjen e zv. Kryeministrit. Dhe kjo padyshim që është një ndërhyrje flagrante e pushtetit qendror që kompetencat dhe funksionimin e pushtetit vendor.

*Po në aspektin elektoral znj. Xhixho, si do të ndikojë e gjithë kjo ndarje e re? Dhe dua t’iu pyes edhe diçka , ju thoni që cënohen disa nene të kushtetutës me miratimin e këtij ligji. A do të duhet të duhet të ndryshohen përsëri? Çfarë do të ndodhë?*
Mua më vjen keq që vendi im sot nuk ka gjykatë kushtetuese. Sepse në qoftëse ne do të kishim ky ligj do ti atakohej nga qeverisja vendore apo nga shoqatat sepse unë kam ndjekur dhe shqetesimin e shoqates së bashkive të cilat kanë reaguar dhe e kanë kundërshtuar. Biles kanë hedhur edhe ide që unë padyshim i përkrah që ligje të tilla që kanë impakt tek qytetarët, do te duhet ti nënshtrohen referendumeve gjë që sot nuk ndodh për fat të keq në Shqipëri. Dhe padyshim në qoftëse ne do të kishim gjykatë kushtetuese padyshim që do të ishte atakuar atje dhe do të ishte rrëzuar në këndvështrimin tim. Mungesa e kësaj gjykate kushtetuese dhe vullneti i kësaj mazhorance për të mos e ngritur dhe për të mos e bërë funksionale atë, padyshim sjell që të jemi më këtë situat që të kalojnë rradhë pas rradhe ligje të cilat janë në kundërshtim me kushtetutën por që ne nuk kemi mundësi ti atakojmë askund. Kështu që padyshim që ky boshllek në sistemin tonë gjygjësor, pasqyrohet ne gjithë këtë arroganc të kësaj mazhorance e cila nuk ka ndalim në uzurpimin e çdo lloj kompetence të pushteteve në Shqipëri.”