Autoriteti Ushqimor Fier ka asgjësuar 1.825 ton produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi Pasi kreu 15 kontrolle zyrtare në Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor, me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve, zbuloi dhe asgjësoi 1.825 ton produkte ushqimore si patatina, miell, qumësht, bakerolls, molto etj. me afat të kaluar përdorimi.

Gjatë inspektimeve të kryera janë vendosur 7 masa administrative “Paralajmërim” dhe janë lënë detyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve, si dhe janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 130,000 lekë.