Skuadre e Flamurtatit është zhytur në një kolap sportive pas rezultateve negative. Klubi vlonjat gjendet momentalisht në fund të tabelës së klasifikimit pa asnjë fitore në 13 takimet e zhvilluara ne Kategorinë Superiore. Përtej rezultateve ajo që shqetëson më shumë tek kuqezinjtë janë financat dhe premtimet e pa mbatura ndaj futbollisteve.

Të gjendur në këto kushte disa lojtarë të Flamurtrit janë larguar ende pa u mbyllur ky sezoni kalendarik. Pas boshanjakut Semir Bajraktareviç, mësohet se Lirim Mema dhe Bajram Nebihu kanë mbyllur zyrtarisht aventurën te klubi bregdetar.

Kosovari Mema prej ditësh mungonte në seancat stërvitore, e ndërsa pritje të kthehej, ka konfirmuar largimi i tij.

Mbrojtësi erdhi në Vlorë pas aventurës në disa ekipe.