Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka denoncuar ministren e Arsimit Besa Shahini për papërgjegjshmëri teksa ka postuar në ditën e parë të shkollës masat e marra ndaj Covid-19. Në fotot e publikuar Kërpaçi vë re shishen e Alkoolit ku shkruhet “Të mbahet larg fëmijëve”, por ai është në tavolinën e nxënësit dhe Ministria e Arsimit e promovon këtë në facebook!.

Lexoni më poshtë postimin e Kërpaçit: 

Shoqja e Turit, pasi dogji mijëra maturantë për të ardhmen e tyre, po i vë🔥 dhe shëndetit të fëmijëve!
Fotografitë e propagandës kanë zëvendësuar sigurinë e shëndetit këtë fillim viti shkollor.
Në shishen e Alkoolit shkruhet “Të mbahet larg fëmijëve”, por ai është në tavolinën e nxënësit dhe Ministria e Arsimit e promovon këtë në facebook!

U rroftë formulari i prindit, se këta nuk mbajnë përgjegjësi!