Pas humbjes së rëndë kundër Juves mediat spanjolle kanë trazuar ujërat duke vënë në dyshim të ardhmen e Kuman te Barcelona. Megjithatë, presidenti i përkohshëm i Barçës, Karles Tuskets, dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të konfirmojnë në stolin kuqeblu trajnerin Ronald Kuman, pas një mbledhjeje të bërë mëngjesin e djeshëm.

“Kuman do të vazhdojë punën e tij te Barcelona dhe kjo nuk diskutohet”, ishin fjalët e tij përballë kamerave të “Chiringuito TV”. Ndërkohë, media katalanase nënvizon se disa prej lojtarëve kanë nisur që të lodhen me ndryshimin taktik nga 4-3-3 në 4-2-3-1 të skemës së lojës, duke qenë se shumë prej tyre nuk mund ta interpretojnë atë, duke parë edhe mungesat e shumta për dëmtime, me të cilat po përballet aktualisht Barcelona.