Teksa dy kampionatet e futbollit në Belgjikë dhe Holandë janë mbyllur për këtë edicion, edhe sezoni i 2020-ës për Formula 1 rrezikon të shkojë drejt shtyrjes për vitin e ardhshëm.

Në një njoftim zyrtar të organizatorëve të këtij kompeticioni të garave automobilistike komunikohet se Gara e Parisit, e planifikuar për zhvilluar në datën 28 qershor është anuluar si pasojë e pandemisë globale të Koronavirusit.

Deri tani, janë anuluar 3 gara (Australi, Monako dhe Francë), ndërsa janë shtyrë 7 të tjera (Bahrein, Vietnam, Kinë, Holandë, Spanjë, Azerbajxhan dhe Kanada).

Kujtojmë që Kampionati Europian i futbollit, i programuar për t’u luajtur këtë vit u shty nga UEFA për 2021-shin si pasojë e COVID-19.