Më shumë Çmime të Mëdha në të nëjtën pistë për t’i bërë ballë kompesimit të kalendarit lidhur me emergjencën e koronavirusit. Kjo është një nga hipotezat që Formula 1 po merr në konsideratë dhe e konfirmon drejtori i cirkutit të Silverstonit. “Të mirëpresim disa gara në këtë pistë më duket e lehtë. Nëse kjo do ta ndihmonte sezonin, do isha i lumtur ta bëja. Do të bëjmë gjithçka që do të na kërkohet”.

Mes anulimeve dhe shrytjeve, nisja e Formula 1 2020 duhet të fillojë më 14 qershor në Montreal të Kanadasë, për të vijuar më pas gjatë gjithë verës (pushimi i gushtit është anuluar) me kampionatin që mund të mbyllet në dhjetor ose janar.

GP i Britanisë së Madhe duhet të zhvillohet në fundjavën e 16-19 korrikut, por duke parë situatën e infektimeve në Europë, edhe gara e Silverstonit mbetet në rrezik, duke marrë shembull dhe nga turneu i Uimbëlldonit, që u anulua ditën e mërkurë.