Masakër urbane dhe betonizim kolosal në Durrës. Vazhdojnë dita-ditës ngushtimet e rrugëve dhe ngritje bllloqesh të shëmtuara betoni.

2 milionë euro janë shpërdoruar për këtë shëmtirë në sheshin “Pranvera.” Qytetarët, drejtuesit e automjeteve, taksistët dhe vizitorët të indinjuar me masakrat e “Rilindjes.”

Ky nuk është Durrësi që njohim e që meritojmë. Durrsakë kupa është mbushur me një mijë e një të zezat që na solli “Rilindja.” Të gjithë së bashku ta shporrim përgjithmonë më 25 prill.