Një foshnje e porsalindur ishte hedhur në një kosh mbeturinash, e mbështjellë me një qese plastike, në qytetin italian të Ragusas.

Foshnja, e seksit mashkull, u gjend nga një burrë i cili dëgjoi të qarat e tij.

Ai u dërgua menjëherë në spitalëin “Gjon Pali II” ku edhe u mor nën kujdesin e personelit shëndetësor dhe jo vetëm.

Ai “u pagëzua” nga stafi me emrin Vittorio Fortunato, përshtatur në shqip (Fitimtari me Fat), ndërsa siç raportojnë mediat italiane, deri tani, 20 familje kanë kërkuar kujdestarinë e tij.