Mbrëmjen e djeshme policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Bari Center.

Mësohet se i arrestuari me iniciale M.E 33 vjeç, u kap me 5.5 kilogramë marijuanë.

Sipas mediave fqinje, marijuana e sekuestruar ishte fshehur nga shqiptari në makinën me të cilën ai punonte.

Tashmë 33-vjeçari shqiptar është në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor në Bari.