Futbolli italian dhe ai botëror në zi, pasi mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta, Paolo Rosi.

Ish-kampioni i botës ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme dhe mbrëmjen e djeshme mbylli sytë përgjithmonë. Rosi ishte protagonist kryesor për Kombëtaren e Italisë në Botërorin e 1982 që u fitua nga italianët në Spanjë, madje sulmuesi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

Ai ishte heroi i Italisë në botërorin e 1982 pasi mundi Brazilin e Zikos, Argjentinën e Maradonës, Poloninë e Boniekut dhe në finale Gjermaninë e Rumenigge, ndërsa po atë vit fitoi edhe Topin e Artë si dhe mban rekordin së bashku me Baggio dhe Vieri me 9 gola të shënuar nga një italian në Kupën e Botës.

Në nivel klubesh, Rossi luajti për shumë sezone me Juventusin dhe fitoi dy kampionate, një Kupë Kupa, një Super Kupë Uefa dhe një Kupë të Kampionëve, ndërsa me Vicenza një kampionat në Serie B. Ai luajti gjithashtu edhe me Milanin për një sezon, ndërsa e mbylli karrierën e tij me Hellas Veronën në vitin 1987.