Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër, ku një punëtor është përplasur nga ekskavatori dhe ka përfunduar në spital.

 Bëhet fjalë për punëtorin Latif Gaba i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani” menjëherë pasi ka pësuar aksidentin gjatë orarit të punës.

Nga përplasja me ekskavatorin Gaba është dëmtuar tek pjesa e legenit. Mësohet se punëtorët ishin duke punuar tek “Ura e Kardhiqit”.