Ish deputetja e SI-së, Klajda Gjosha ka reaguar mbi situatën e vështirë ekonomike në të cilën po kalon vendi.

Përmes një postimi në Facebook, Gjosha shkruan se buxheti i sapo miratuar për vitin 2021 konfirmon qartazi se borxhi publik po shkon drejt nivelit 90% të PBB-së.

Postimi i plotë:

Buxheti i sapo miratuar për vitin 2021 konfirmon qartazi se borxhi publik po shkon drejt nivelit 90% të PBB-së. Shifër kjo shumë herë më e rrezikshme se vetë Pandemia!

Parashikimi i rritjes ekonomike për vitin që vjen dhe pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve kërkojnë vendosjen e mekanizmit për mbledhjen e të ardhurave që ka të bëj me rritjen e taksave. Uroj që kjo të mos ndodhë pasi taksat te ne kanë arritur limitet e tyre. Problemi bëhet edhe më i madh te mënyra se si implementohen fondet dhe te borxhi i fshehur që nuk llogaritet nga qeveria si borxh publik.

Situata ekonomike në Shqipëri është jashtë kontrollit ndaj ajo kërkon në mënyrë urgjente një grup ekspertësh për të bërë transparencë dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura. Vendet e punës po shuhen çdo ditë e bashkë me to edhe shqiptarët që trokasin në dyert e Europës për një jetë më të mirë!

Fokusi ynë është ekonomia sepse prioritet për ne janë shqiptarët. Fokusi ynë janë gratë dhe vajzat që janë dhe fasha më e prekur gjatë kësaj periudhe të vështirë. Bashkë t’i themi STOP kolapsit, STOP largimit nga Shqipëria!