Gjosha takim me gratë në fasoneri: Mbështetja e tyre prioritet i LSI, në mënyrë që pagat të jenë më të larta dhe puna të jetë më e vlerësuar!
12:48 | 14 Janar 2021
Ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha zhvilloi ditën e sotme një takim me disa gra në një fasoneri në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjosha shkruan se mbështetja e fasonerive do të jetë prioritet i LSI-së, në mënyrë që pagat të jenë më të larta dhe punë të jetë më e vlerësuar.
Postimi i plotë:
Sot zhvilluam një takim me gra në fasonerinë që ato punojnë çdo ditë, ku kishin shumë për të ndarë me mua. Çdo ditë ato përpiqen për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre. Puna e tyre nuk është aspak e lehtë!
Mbështetja e fasonerive do të jetë një prioritet i yni, në mënyrë që pagat tuaja të jenë më të larta, puna juaj të jetë më e vlerësuar dhe të kemi mundësi të krijojmë më shumë vende pune