Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Robert Lewandowski janë tre finalistët për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2020 në edicion e radhës të “Globe Soccer Awards”. Sulmuesi i Bayern Munich është favoriti absolut në një sezon ku fitoj të gjithë trofetë që ishin në garë, gjithashtu shkëlqeu edhe në aspektin personal. Trofeu do të akordohet në një ceremoni të veçantë në Dubai më 27 dhjetor.

130537737 3524050464311473 6470757692358566029 O

CR7 dhe Messi janë përzgjedhur mes finalistëve për një tjetër çmim të veçantë që “Globe Soccer Awards” do të akordoj në këtë edicion, atë të lojtarit më të mirë të këtij shekulli, përveç tyre në finale janë edhe Mohamend Salah dhe Ronaldinho.

Trajenri

Në kategorinë e trajnerit më të mirë të vitit janë përzgjedhur Hans Dieter Lick i Bayern Munich, Jurgen Klopp i Liverpool dhe Gian Piero Gasperini i Atalanta. Edhe në këtë kategori nuk pritet të ketë surpriza, Hansi Flick shihet si favoriti kryesorë.

130678086 3524058500977336 8574624271986872186 O

Në kategorinë për trajnerin më të mirë të shekullit janë përzgjedhur, Jose Mourinho, Zinedine Zidane, Pep Guardiola dhe Alex Ferguson.