Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bavi në periferi të Landshut, Gjermani ku humbën jetën dy persona.

Dy vëllezërit 13 dhe 17 vjeç gjetën vdekjen rreth orës 7:15 të mëngjesit pasi u goditën nga një tren teksa përpiqeshin të arrinin stacionin e trenit.

Sipas mediave gjermani dy të rrinjtë ishin ndarë nga një grup me shokësh dhe filluan të kalonin barrierat e hekurudhës në mënyrë që të shkurtonin rrugën për në stacionin hekurudhor, ku donin të prisnin trenin për të shkuar në shkollë.