Shtëpia e atasheut të Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë është grabitur ditën e djeshme.

Sipas informacioneve, diplomatit Humoud Saleh Alhusaini i është vjedhur një unazë dhe një byzylyk floriri. Vjedhja është kryer pa përdorur dhunë, ndërsa më pas Alhusaini denoncoi grabitjen në Komisariatin nr.1 të kryeqytetit.Shtëpia e tij ndodhen në kompleksin e vilave në Petrelë.

Për sa i përket autorëve të grabitjes, mendohet se pastruesja dhe mirëmbajtësja e shtëpisë është e dyshuara kryesore e kësaj vjedhjeje. Ajo është një 28-vjeçare nga Filipinet.