Kreu i LSI Fier, Arben Çuko ka vizituar nga afër grevën e naftëtarëve për t’i shprehur mbështetje të plotë ku deklaron se të gjithë janë me zemër dhe shpirt me gratë naftëtare.

Çuko gjithashtu i bën thirrje kryeministrit Rama për të zgjidhur menjëherë situatën e krijuar duke i dhënë naftëtarëve statusin e naftëtarit si i ka premtuar dhe t’i kompesojë pagat e rreth 900 naftëtarëve.

Kujtojmë se naftëtarët janë prej ditësh në grevë urie në shenjë proteste për të marrë kompesimin e pagave të padhëna nga qeveria shqiptare.

Fjala e Kryetarit të LSI Fier, Arben Çuko

Duke parë kauzën tuaj sigurisht që do të motivohesh politikisht. Ne jemi dashur të vijmë dhe më herët, por të jeni të sigurt se ne do të jemi në mbështetjen tuaj dhe ne ju kemi ndjekur hap pas hapi.

Faleminderit nga ana juaj që sot na hapët derën për këtë komunikim sepse ne jemi me zemër dhe me shpirt me këto zonja dhe me gjithë naftëtarët sepse nuk janë pak por rreth 900 naftëtarë.

I bëj thirrje z. Rama të bëhet më i ndjeshëm dhe të kontaktojë me këto zonja dhe me të gjithë naftëtarët, ose t’i japë statusin e naftëtarit si ka premtuar në 2016 ose të kompensojë rrogat sepse shteti është rregullatori që bën të mundur që të çojë gjërat ku i takojnë të gjithëve.