Karabinierët italianë arrestuan 4 shqiptarë në Ankona, pasi së fundmi kishin kryer grabitje të shtëpive të shumta në Macerata dhe jo vetëm.

Ekipi kishte një organizim të zgjuar dhe të përpiktë, pasi dy femrat bënin roje përreth banesave, ku parkonin automjetin, ndërsa dy djemtë lëviznin të pashqetësuar në qendrën e banuar.

Policia rikuperoi sendet e çmuara, ndërsa u sekuestruan edhe makinat që ata përdornin, dy palë doreza pëlhure profesionale, një kaçavidë e madhe, etj.

Ndërkaq, po hetohet edhe për disa grabitje të tjera në zonë, autorët e të cilave besohet të jenë pikërisht 4 shqiptarët.