Dashi
21 Mars – 19 Prill
Do të jeni shumë të acaruar për shkak se jeni duke pritur diçka që është duke u vonuar. Si në dashuri, ashtu edhe në punë duhet të mbani qetësinë pasi që do të keni disa probleme.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Në qoftë se keni probleme me partnerin, atëherë mos u përfshini në debate pasi që do të mund të keni tensione. Edhe në punë ka mundësi që të keni konflikte me të tjerët.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Dita do të jetë pozitive në sferën sentimentale, edhe pse do të keni biseda, prap do të arrini të ruani ekuilibrin. Edhe në punë shihet një ditë e mirë për shkak të zhvillimeve dhe ndryshimeve të fundit.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Jeni shume nervoz dhe kjo mund të ndikojë ne raportin në çift, prandaj bëni kujdes. Keni nevojë për pushim, sidomos pasi edhe në punë keni pasur probleme.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Edhe për ju do të jetë një ditë me plot debate dhe konflikte, por do të arrini t’i kaloni lehtësisht me partnerin. Gjithashtu, puna shihet të ju jep tension edhe më të madh.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Këtë ditë do të jeni në dosponim të luajtur, kështu që mundohuni të jeni sa më i qëndrueshëm. Në dashuri duhet të bëni sqarime për disa çështje të mbetura pezull. Nëse jeni i vetpunësuar, do të keni një mundësi të mirë për biznes.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Sot është e mundur që të arrini disa takime interesante dhe të papritura. Dita shihet të jetë tejet pozitive në dashuri dhe çifte. Për punën duhet të jeni sa më optitimist në mënyrë që të arrini gjërat e duhura.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Kjo ditë nuk është e favorizuar për dashuritë e vjetra, kurse për të rejat po. Ajo çfarë do të ju shqetësojë më së shumti sot janë financat, por duhet të dini se do të ketë përmirësime në ditët në vazhdim.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do të ketë përmirësime në raportin në çift dhe do të jetë një ditë e mrekullueshme për ju. Sa më shumë duhet të mundoheni që të ndiheni më pozitiv ndaj jetës. Edhe në punë do të ketë zhvillime të reja.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Këtë të martë mundohuni që të kuptoni se cilat janë dëshirat tuaja në jetë, se çfarë dëshironi që të ndryshoni dhe si do të arrini këto. Sot nuk do të mungojnë debatet me partnerin prandaj mbani qetësinë. Në punë do të ketë përmirësime.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Sot do të ketë përmirësime në raport me partnerin pasi që ditëve të kaluara keni pasur probleme. Kurse në punë duhet të keni më shumë kujdes dhe energji për shkak të ndryshimeve të fundit.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Prej të nesërmes do të ishte mirë që të bëni plane me partnerin për të ardhmen. Ka mundësi që të gjeni një zgjidhje lidhur me çështjet financiare dhe ligjore.