Dashi
21 Mars – 19 Prill
Këtë përiudhë jeni tejet të lodhur dhe të ngarkuar me punë. Mundohuni që të keni kujdes dhe të mos rrezikoni në disa aktivitete. Edhe në dashuri do të keni debate dhe konflikte, prandaj mundohuni të mbani qetësinë dhe të flisni më qartë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Si çift keni nevojë që të uleni dhe të bëni plane për të ardhmen, pasi që situata ekonomike është duke ndikuar në jetën tuaj. Kurse në punë do të jetë një ditë pozitive për shkak të përmirësimit të raporteve me kolegët dhe shfaqjes së mundësive të reja.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Këtë ditë ka mundësi që një shok apo shoqe të kthehet në diçka më shumë. Kurse në lidhje me punën do të jeni nervoz gjatë gjithë ditës dhe do të ndjeni nevojën të flisni me dikë.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Kjo ditë do të jetë e përshtatshme për të shprehur ndjenjat me dikë. Dashuria shihet të jetë pozitive. Në punë do të keni mundësi për të filluar projekte të reja të cilat do të kenë rezultate të arritshme.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Në lidhje me dikë që nuk vlerëson personalitetin tuaj, do të ishte mirë që ta injoroni. Duhet të bëni sqarimet e nevojshme në dashuri. Puna paraqitet pozitive sot, por do të ju duhet të kuptoni se çfarë jeni duke dëshiruar në të vërtetë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Nervoza të cilën jeni duke e kaluar do të ndikojë në jetën tuaj në çift. Mundouni që të jeni sa më pozitiv dhe të qetë. Kurse në punë mund të ketë shqetësime të vogla, por do të kalojnë shumë shpejtë.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Këtë ditë do të ndjeni emocione të bukura në dashuri, prandaj mundohuni që të jeni sa më të sinqertë dhe të qartë. Kurse në punë duhet që të jeni të kujdesshëm sidomos në çështjet ligjore.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Sot duhet t’i kushtoni vëmendje dashurisë pasi që do të keni një ditë pozitive me partnerin. Puna do të ju sjell përmirësime dhe zhvillime të reja. Financat nuk do të jenë edhe aq mirë në nivelin e duhur dhe kjo mund të ju shqetësojë pak. Gjeni kohë për t’u relaksuar.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Kjo ditë do të ju sjell ndryshime pozitive në dashuri dhë në punë. Sot do të mund të riktheheni në lojë me dikë që keni qenë në kontakt më herët. Kurse në punë paraqiten mundësi të reja.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Dashuria do të sjell momente pozitive për ju duke ua shtuar edhe më shumë humorin. Edhe në punë pas të gjitha vështirësive, do të ja dilni mbanë.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Mundohuni që të jeni më të hapur me të tjerët në mënyrë që të jeni më pozitiv. Në dashuri duhet të ndiqni instinktin. Në punë do të arrini suksese.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Nëse keni patur probleme me partnerin, atëherë ky është momenti për të përmirësuar raportin. Dita do të jetë pozitive dhe do të keni mundësi për të zgjidhur problemet aktuale. Edhe në punë do të ketë të reja pozitive.