Një tjetër humbje jete nga koronavirusi është shënuar sot në Tiranë.

Bëhet fjalë për drejtorin e Shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan.

Burime kanë bërë të ditur se Dedë Malaj, drejtori i shkollës, ka humbur jetën në spital, ku ishte i shtruar prej disa ditësh.

Në këtë shkollë mësohet se janë të infektuar edhe disa mësues dhe nëndrejtoresha.