Tashmë hashashin do ta kemi nëpër tavolina, pas botimit të dekretit në Fletoren Zyrtare.

Në Itali është miratuar në Fletoren Zyrtare dekreti që lejon përdorimin e kanabisit në ushqim.

Konfederata Kombëtare e Kultivuesve ka bërë të ditur masën e kanabisit të lejuar në ushqime.

Kanabisi do të përdoret edhe në ushqimet e përditshme si buka, vaji, biskotat apo birra.

Sasia e lejuar te mielli dhe derivatet e tij është 2 miligram për kilogram ndërsa për vajin dhe derivatet e tij është 5 miligram për kilogram.