Një grup inxhinierësh të rinj anglezë ka ndërtuar traktorin “Guy Martin (JCB)’, që njihet edhe si traktori më i shpejtë në botë.

Edhe pse me një peshë shumë të madhe, traktori mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 217 kilometër në orë.

Ky traktor ka thyer edhe rekordin e mëparshëm, ndërsa prova është bërë në aeroportin e braktisur ushtarak “Elvington Airfield”.

Modifikimet e këtij traktori janë bërë kryesisht nga dizajnerët e Formula 1.