Të paktën 4 persona mbetën të vrarë ndërsa 6 të tjerë të plagosur, pasi një person hapi zjarr në drejtim të tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Fresno të Kalifornisë, teksa viktimat ishin mbledhur në oborrin e një shtëpie.

Sipas amerikane NBC, disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Zyrtarë të policisë thanë se deri më tani nuk kanë ende një të dyshuar për ngjarjen dhe motivet mbeten të panjohura.

Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00, teksa familjarët ishin mbledhur për të parë një ndeshje futbolli.

Embedded video