Italia në 24 orët e fundit raportoi një tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 që nga nisja e pandemisë në muajin mars.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë janë bërë 215.085 testime nga të cilat 31.084 kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa viktimat në 24 orët e fundit janë 199, duke e cuar në 38.321 numrin total të të vdekurve.

Rajoni më i goditur vijon të jetë Lombardia, ndërkohë që lajmi tjetër i keq është rritja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive.