• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit, pasi numri i rasteve me COVID-19 në vend u rrit në mbi 4.500 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, gjendja e jashtëzakonshme, e para e këtij lloji në Japoni, pritet të shpallet të martën e cila do të jetë efektive nga e mërkura.

“Deklarata, sipas ligji të ndryshuar së fundmi, do të shpallet pasi Japonia kërkon të frenojë rritjen e shpejtë të rasteve me COVID-19, i cili paraqet një rrezik të rëndësishëm për jetën dhe për ekonominë japoneze”, citoi agjencia zyrtarët e qeverisë duke thënë se kryeministri do të specifikojë kohëzgjatjen dhe fushat që do të synohen.

Një gjendje e jashtëzakonshme do të kufizojë të drejtat individuale, duke lejuar zyrtarët të bëjnë thirrje për veprime specifike për të parandaluar përhapjen e virusit, shtoi agjencia.

Që nga e diela, numri i rasteve të koronavirusit në Japoni u ngjit në 4.563, përfshirë rreth 700 nga anija “Diamond Princess”, ndërsa deri më tani 104 persona kanë humbur jetën.